Kujdes Liverpool, Simeone është eliminuar në LK vetëm nga skuadrat ku ka qenë Cristiano Ronaldo

Atletico Madrid prodhoi një super taktikë mbrojtëse për të mposhtur Liverpoolin 1-0 të martën në mbrëmje dhe shenjat nuk janë të mira për Të Kuqtë.

Sport

19/02/2020 15:11

Diego Simeone është një mjeshtër në fazat e nokautit dhe një statistikë e shkëlqyeshme thekson se sa i fortë është rekordi i tij si trajner i Atletico.

Ai asnjëherë nuk ka humbur kundër një skuadre në Ligën e Kampionëve pas fazave të grupeve që nuk e ka pasur në skuadër Cristiano Ronaldon, përcjell lajmi.net.

Pasi mori drejtimin e klubit spanjoll në vitin 2011, Simeone kaloi dy sezone me skuadrën në Ligës e Evropës para se të kualifikohej në LK.

Në vitin 2014, Atletico arriti në finale, duke humbur nga rivalët e Real Madririt 4-1 pas kohës shtesë, me Ronaldon shënoi një penallti në minutën e 120-të.

Një vit më pas, të njëjtët kundërshtarë eliminuan Atleticon në fazën e çerekfinales, me Ronaldon dhe bashkëlojtarët e tij që eliminuan Los Colchoneros.

Në vitin 2016, u përsërit finalja e dy viteve më parë – me yllin portugez që triumfoi sërish përballë skuadrës së Simeones.

Për t’i dhënë fund këtij diskutimi, ndeshja e vitit të kaluar mes Atletico dhe Juventus konfirmon gjithçka. Cristiano Ronaldo shënoi het-trik në ndeshjen e kthimit për t’i eliminuar sërish – kësaj radhe menjëherë pas fazës së grupeve. /Lajmi.net/