Kufoma e pilotit arrin në Rusi, pritet me nderime të larta ushtarake

Rusia sot ka pritur me nderime të larta ushtarake trupin e pajetë të pilotit rus, i cili vdiq gjatë incidentit ajror mes Turqisë dhe Rusisë, ku u rrëzua një bombardues rus nga autoritetet turke.

Bota

30/11/2015 19:26

Piloti Oleg Peshkov ishte vrarë nga militantët në territoret siriane pasi kishte kërcyer me parashutë në momentin që bombarduesi të cilin ai e drejtonte ishte goditur nga ushtria turke.

UshtariPeshkov është shpallur Hero i Federatës Ruse, ndërsa kufoma e tij është pranuar nga autoritetet turke.

“Sot, Oleg Peshkov ka arritur në tokën ruse përmes nj avioni rus. Gjithnjë do ta ndjekim shembullin e tij për të shërbyer me nder. Ata që e planifikuan dhe e kryen këtë akt tradhtar do të dënohen”, ka theksuar kolonel gjeneral, Viktor Bondarev.