Kuçi s’flet për akuzat e përfshirjes në dosjen e EULEX-it

Prokurorja e EULEX-it,  Maria Bamieh, tashmë e suspenduar nga puna, ka paralajmëruar nxjerrje të informacioneve të EULEX-it që do ta tronditin Bashkimin Evropian.

Lajme

28/10/2014 19:23

Prokurorja britanike ka folur në një interviste për Koha Ditore rreth provave që ajo ka siguruar për përfshirje në korrupsion të dy prej njerëzve më të mëdhenj të drejtësisë së EULEX-it, kryeprokurores Jaroslava Novotna dhe ish-kryetari i Asamblesë së Gjyqtarëve të EULEX-it, Francesko Flori, raporton KTV.

Bamieh bënë fajtor edhe kryeprokurorin Jonathan Ratel që duke dashur të pengojë hetimet, ka hapur procedura disiplinore kundër saj për parkim veture në shenjë hakmarrjeje.

Bamieh ka thënë se në punën e “Rastit Tolaj” ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, kishte urdhëruar zyrtarët e Burgut të lejonin persona të caktuar që të vizitonin Tolajn në burg në kundërshtim me ligjin, meqë kjo mund të bëhej vetëm me urdhër të gjyqtarit.

Televizioni i ka dërguar pyetje ministrit në largim të Drejtësisë, Hajredin Kuçi, mirëpo ai nuk ka kthyer përgjigje.

Ndërkaq, Ilir Deda nga Lëvizja Vetëvendosje thotë se vërtetimi i këtyre akuzave do të përbënte skandal të përmasave evropiane, pasi që EULEX-i që ka mandat luftimin e korrupsion, sipas tij, përfshihet vetë në korrupsion, transmeton Koha.net.

Drejtori ekzekutiv i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Betim Musliu, thotë se vetë performanca e EULEX-it për këto vjet tregon se diçka nuk ka qenë në rregull me këtë mision, raporton KTV.