Kuçi: Policët duhet suspenduar kur bëhen vegël e pushtetit, jo kur kërkojnë kushte të dinjitetshme
Zëdhënësja e PSD-së, Natyra Kuçi ka reaguar për suspendimin e policit Amir Hoxha vetëm pse ky i fundit me anë të një postimi në Facebook kritikoi deputetët për shpenzimet.

Lajme
Kuçi ka thënë se suspendimi nuk guxon të ndodhë kur policët kërkojnë kushte të dinjitetshme të punës, e as kur mendojnë ndryshe politikisht, shkruan lajmi.net.
Sipas saj, policët duhet të suspendohen kur bëhen vegël e pushtetit.
“Suspendimi nuk guxon me ndodh kur policet kerkojne kushte te dinjitetshme te punes, as kur policet mendojne ndryshe politikisht. Policet duhet te suspendohen kur behen vegel e pushtetit (kur kapin protestues per fyti, kur arrestojne kamerman ne menyre mizore)”, ka shkruar Kuçi. /Lajmi.net/