Kuçi inspektoi punimet në Pallatin e Drejtësisë

Kuçi kërkon që në Pallatin e Drejtësisë, në hapësira të përbashkëta të vendosën gjyqtarë dhe prokurorë vendor dhe ata të EULEX’it, ndërsa kërkoi përshpejtim dhe cilësi të punimeve në ndërtimin e këtij pallati.

Lajme

14/01/2014 12:24

Ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, i shoqëruar nga Mats Mattson, Shef i Sektorit Ekzekutiv të EULEX dhe përfaqësues tjerë të këtij misioni dhe të institucioneve tjera, inspektuan sot punimet në vendin ku është duke u ndërtuar Pallati i Drejtësisë.

Pas inspektimit të punës, Ministri Kuçi tha se me ndërtimin e Pallatit të Drejtësisë dhe me ndërtimin e Qendrës së Paraburgimit të Prishtinës e cila pritet që shumë shpejt të filloj së ndërtuari do të realizohet objektivi i tij që objektet e sistemit gjyqësor dhe objektet e Shërbimit Korrektues të largohen nga qendra e qytetit dhe të kenë standarde të larta për punë.

Ministri Kuçi shprehu qëndrimin e tij që në Pallatin e Drejtësisë, në hapësira të përbashkëta të vendosën gjyqtarë dhe prokurorë vendor dhe ata të EULEX’it, ndërsa kërkoi përshpejtim dhe cilësi të punimeve në ndërtimin e këtij pallati.

Në Pallatin e Drejtësisë do të vendosën të gjitha institucionet e sistemit gjyqësor qendror dhe ato themelore të Prishtinës.

Pallati i Drejtësisë është projekt i bashkë financuar nga Qeveria e Kosovës dhe Bashkimi Europian, ndërsa menaxhimi i projektit bëhet nga Ministria e Administratës Publike dhe Zyra e BE’së në Kosovë.