Kuçi e fton Bllokun të përballet në zgjedhje (video)
Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Hajredin Kuçi ka thënë se janë të gatshëm që të nënshkruajnë një marrëveshje me partitë e bllokut LDK-AAK-Nisma për një qeverisje të përbashkët.
Lajme
Në fjalimin e tij të mbajtur në mbledhjen e Këshillit Drejtues të PDK-së, Kuçi ka thënë se qeveria nuk merret me marrëveshje të krijuara pas 8 qershorit, datës së zgjedhjeve të përgjithshme.
Ai e ka ftuar Bllokun që të përballën në zgjedhje të reja me PDK-në, dhe fituesi të merr pushtetin.
“Ajo qe nuk u fitua me 8 qershor nuk mund te fitohet me 9 qershor. Nuk kemi ardhur në pushtet nga 3-4 burra dhe nuk mund të na rrëzojnë 3-4 të tillë”.
“Të shkojmë në zgjedhje, ata le të hyjnë me një listë të përbashkët dhe kush të fiton, ja paftë hajrin”.
“Të vetmit liderë që i kanë fituar 3 herë zgjedhjet janë kryeministri britanik , Tony Blair dhe kancelaria gjermane, Angela Merkel dhe PDK në Kosovë”, ka thënë Kuçi, transmeton lajmi.net.
“Ne si parti jemi pro nënshkrimit të një marrëveshje e cila do të tejkalonte krizën politike në vend. Opozita nuk duhet t’i frikësohet qeverisjes më PDK-në”.