Kubica, shoferi i aksidenteve

Roberto Kubica vazhdon të jetojë rrezikshëm para timonit të automobilit. 28-vjeçari i cili dikur ishte një prej ngasësve më të shpejtë në Formula 1, e shkatërroi karrierën e tij në sportin elitar automobilistik me aksidentin famëkeq më 2011 gjatë garës për Çmimin e Madh të Italisë. Atëherë kishte thyer dorën dhe këmbën, kurse rikuperimi zgjati…

Sport

11/09/2013 12:37

Roberto Kubica vazhdon të jetojë rrezikshëm para timonit të automobilit.

28-vjeçari i cili dikur ishte një prej ngasësve më të shpejtë në Formula 1, e shkatërroi karrierën e tij në sportin elitar automobilistik me aksidentin famëkeq më 2011 gjatë garës për Çmimin e Madh të Italisë.

Atëherë kishte thyer dorën dhe këmbën, kurse rikuperimi zgjati me vjet. Rikthimi i tij në Formula 1 nuk ishte i mundur për shkak se si rezultat i atij aksidenti atij i ka ndryshuar ndjeshmëria e reflekseve, kurse nga ky edicion ka filluar të garojë në rally dhe atë me mjaft sukses.

Ishte një prej ngasësve më të shpejtë në garat e Kampionatit evropian, kurse dominon në kategorinë 2 WRC.

Por, ende nget rrezikshëm dhe gjatë sezonit pësoi disa fatkeqësi, por fatmirësisht secilën herë pa pasoja të rënda. Aksidenti më i ri i ndodhi këtë javë.

Kubica testoi Citroenin e tij për garat e ERC-së në Poloni por papritmas e humbi kontrollin dhe doli nga shtegu.

Nga Citroen kanë njoftuar se DS3 të cilin Kubica e shkatërroi gjatë këtij aksidenti, do të rregullohet me kohë për fillimin e garës.