Kualifikohet Milani

Milani u kualifikua për në çerekfinale të Coppa Italias pas fitores 3:1 ndaj Spezias në San Siro. Në ndeshjen e parë, e sipas gjitha gjasave edhe të vetme të Mauro Tassottit në postin e trajnerit pas shkarkimit të Massimiliano Allegrit, Rossonerët pa problem mposhtën Spezian dhe kaluan tutje për në çerekfinale ku do të ndeshen…

Sport

15/01/2014 18:55

Milani u kualifikua për në çerekfinale të Coppa Italias pas fitores 3:1 ndaj Spezias në San Siro.

Në ndeshjen e parë, e sipas gjitha gjasave edhe të vetme të Mauro Tassottit në postin e trajnerit pas shkarkimit të Massimiliano Allegrit, Rossonerët pa problem mposhtën Spezian dhe kaluan tutje për në çerekfinale ku do të ndeshen me Udinesen.

Sulmuesi Robinho e kaloi Milanin në epërsi kur shënoi me kokë nga afërsia në minutën e 28’të.

Kurse, vetëm tre minuta më vonë sulmuesi tjetër Giampaolo Pazzini e dyfishoi avantazhin e vendasve, me çka skuadrat shkuan në pushim.

Menjëherë pas intervalit, përforcimi i ri Keisuke Honda realizoi për Milanin, në debutimin e tij si titullar në San Siro.

Spezia e gjeti ngushëllimin në çastet e fundit të takimit kur Nicola Ferrari realizoi golin e vetëm të mysafirëve.