Kualifikohet Atletico, Juventusi mposht Malmon (Video)

Juventusi ka arritur të shënojë fitore shumë të rëndësishme në takimin kundër Malmos me rezultat 2-0, ndërsa Atletico Madridi është kualifikuar për në fazën tjetër, pasi ka shënuar fitore të lartë me rezultat 4-0 kundër Olympiakosit.

Sport

26/11/2014 22:39

Juventusi ishte më kërkues për të shënuar golin e fitores. Në minutën e 49’ Fernando Llorente, i vetëm përballë portierit arriti të shënojë për t’i dhënë epërsinë Biankonerëve. Në minutën e 88′ Tevez shënon për 2-0.

Atletico në anën tjetër fitoi me rezultat 4-0. Raul Garcia dhe Mandzukic një het-trik, ishin lojtarët që shënuan në këtë takim.

Pas këtyre ndeshjeve, Atletico ka siguruar kualifikimin për në fazën tjetër, me 12 pikë në Grupin A, ndërsa Juventusi ka 9 pikë.

Video