Kualifikimi i Prishtinës në Europa Ligë bëhet lajm në Afrikë
Lajmi për daljen e Prishtinës në Evropë ka marrë vëmendje edhe në kontinentin e Afrikës.
Sport
Kjo falë edhe lojtarëve që ekipi kryeqytetas ka nga ky kontinent, të cilët kanë ndihumuar në arritjen e njërit prej objektivave të këtij sezoni.
Portali ganez i futbollit Ghana Soccernet ka shkruar për arritjen e Prishtinës dhe tre lojtarëve ganezë në Europa Ligë, shkruan lajmi.net.
Basit Khalid, Abdul Bashiru dhe Arago Jamal janë tre lojtarët për të cilët ka shkruajtur portali ganez, duke i paraqitur edhe statistikat e tyre me Prishtinën këtë edicion.
Ghana Soccernet ka paraqitur edhe skenarin se si skuadra e Mirel Josës arriti kualifikimin në Europa Ligë.
Kujtojmë që Prishtina siguroi daljen në Europa Ligë, falë edhe fitimit të titullit dhe Kupës nga Feronikeli, që do luajë në Ligën e Kampionëve. /Lajmi.net/