Kualifikimi historik i Atalantas, trajneri: As që e kemi ëndërruar

Trajneri i Atalantas, Gian Piero Gasperini, ka thënë se askush në skuadër as që e ka ëndërruar kualifikimin e Ligës së Kampionëve.

Sport

26/05/2019 23:39

Trajneri i cili shkroi historinë mendon se skuadra e tij do të bëjë paraqitje të mirë në kompeticionin më të rëndësishëm evropian për klube pas kualifikimit historik.

Ekipi italian shkroi historinë duke u kualifikuar në Ligën e Kampionëve pas fitores 3-1 ndaj Sassuolos, kualifikimi i parë që nga krijimi i klubit, përcjell lajmi.net.

“Kualifikimi në Ligën e Kampionëve është diçka që nuk kemi mundur as ta ëndërrojmë më herët”, tha fillimisht ai për Sky Sport Italia.

“Nuk ka ndodhur kurrë më parë dhe është diçka që e kemi arritur në mënyrë të ndershme dhe me përgjegjësi të lartë”.

“Sipas mendimit tim, besoj se Atalanta do të luajë mirë në Ligën e Kampionëve në sezonin e ardhshëm”, përfundoi Gasperini. /Lajmi.net/