Kualifikimet Euro 2020:Fitore për Gjermaninë, Holandën dhe Belgjikën

Kombëtaret e mëdha evropiane si Gjermania, Holanda e Belgjika, kanë shënuar fitore në rrugëtimin drejt Euro 2020.

Sport

09/09/2019 22:35

Gjermania ka arritur ta mposht Irlandën Veriore, në udhëtim, me rezultatin 0:2, raporton lajmi.net.

Golin e parë në këtë takim e ka realizuar Marcel Halstenberg, kur po luhej minuta e 48’ e takimit, kurse rezultatin vulosi Serge Gnabry në minutën e 90′. Këto gola patën në fund vlerën e tri pikëve për ‘Panzerët’.

Në të njëjtin grup (C), është zhvilluar edhe një tjetër ndeshje, ajo mes Estonisë dhe Holandës.

‘Tulipanët’ ishin më bindës se Gjermania, duke arritur të marrin një fitore 0:4, falë golave të shënuar nga Ryan Babel (17’, 48’), Memphis Depay (76’) dhe Gini Wijnaldum (87′) raporton lajmi.net.

Fitore 0:4 shënoi edhe kombëtarja e Belgjikës, në një paraqitje të jashtëzakonshme të Kevin de Bruyne, i cili regjistroi tri asistime në 32 minuta, për golat e Romelu Lukaku, Thomas Vermaelen dhe Toby Alderweireld, si dhe vulosi rezultatin me golin e shënuar në minutën 82′.

Belgjika tashmë mban pozitën e parë në grupin I, me 18 pikë të grumbulluara pas gjashtë ndeshjeve.

Kurse, grupi  C gjen Gjermaninë në pozitën e parë, me 12 pikë pas 5 ndeshjeve, aq sa ka edhe Irlanda Veriore, kurse Holanda ka 9 pikë me një ndeshje më pak. /Lajmi.net/