Kualifikimet Euro 2020: De Bruyne vendos rekord të ri në asistime

Kevin de Bruyne ka shkëlqyer në fitoren e Belgjikës kundër kombëtares së Skocisë.

Sport

09/09/2019 23:52

Mesfushori i Manchester City, i cili paraqitet me kombëtaren belge, De Bruyne, ka regjistruar një gol dhe tri asistime në ndeshjen kundër Skocisë, të cilën Belgjika e fitoi 0:4.

Lojtari ka vazhduar formën e tij të lartë të treguar në fillim të sezonit dhe kështu ka vendosur një rekord të ri.

Mesfushori është i pari që regjistron tri asistime në një ndeshje, në kualifikimet e Euro 2020, transmeton lajmi.net.

Në gjashtë ndeshjet e fundit në të gjitha kompeticionet, De Bruyne ka regjistruar plot tetë asistime.

Lojtari rikthehet në aksion në vikendin që po afron, në ndeshjen e Manchester City kundër Norëich. /Lajmi.net/