Kualifikim i lehtë
Barcelona mposhti Cartagenan 3:0 në Nou Camp, dhe pa pikë problemi u kualifikua për në mesin e 16 ekipeve në garë për trofeun e Copa del Rey. Gjiganti katalan triumfoi me rezultat të përgjithshëm 7:1, pasi fitoi duelin e parë në udhëtim 4:1. Ende në mungesë të sulmuesit Lionel Messi, trajneri Gerardo Martino e nisi…

Sport
Barcelona mposhti Cartagenan 3:0 në Nou Camp, dhe pa pikë problemi u kualifikua për në mesin e 16 ekipeve në garë për trofeun e Copa del Rey.
Gjiganti katalan triumfoi me rezultat të përgjithshëm 7:1, pasi fitoi duelin e parë në udhëtim 4:1.
Ende në mungesë të sulmuesit Lionel Messi, trajneri Gerardo Martino e nisi sfidën me treshen sulmuese Cristian Tello, Neymar, dhe Pedro Rodriguez.
Dhe, pikërisht ata të tre i realizuan golat.
Pedro e kaloi Barcelonën në epërsi pas gjysmë ore lojë kurse Tello e shtoi të dytin në minutën e 68’të, para se Neymar krejt në fund ta vuloste rezultatin përfundimtar duke siguruar kualifikimin rutinor tutje për gjigantin katalan.