”Ku përfundoi kjo goditje?”, Dani Alves bëhet viral në internet

Dani Alves është një futbollist që shënoi një epokë dhe me siguri mund të konsiderohet si një nga mbrojtësit më të mirë të brezit të tij.

Sport

19/10/2020 10:52

Pas shumë vitesh lojë në Evropë, ai u kthye në Brazil ku luajti për Sao Paulo.

Në duelin midis Sao Paulo dhe Gremio, i cili përfundoi pa fitues, Alves pati një goditje dënimi katastrofike, përcjell lajmi.net.

Alves konsiderohet një ekzekutues i shkëlqyeshëm i goditjeve të lira dhe kemi parë që ai di të godasë, por këtë herë ishte shumë larg asaj. /Lajmi.net/