Ku je o Valdes?

Afati kalimtar i verës ngadalë po hyn në ditët e fundit. Por, Victor Valdes vazhdon të jetë pa klub, pas largimit nga Barcelona. Ku mund të transferohet portieri spanjoll?

Sport

12/08/2014 16:12

Victor Valdes vazhdon të jetë në kërkim të një skuadre të re, pas largimit nga Barcelona në fund të edicionit të shkuar.

Lëndimi i rëndë që pësoi në fazën përfundimtare të edicionit të kaluar e la pa u paraqitur në takimet e fundit me gjigantin katalan dhe jashtë Përfaqësueses së Spanjës në Kampionatin botëror.

Valdes ishte pranë transferimit në Monaco, por klubi francez u tërhoq nga marrëveshja me të për shkak të brengave rreth gjendjes së tij fizike.

Alternativat e vetme për Valdesin tani për tani janë Manchester United, ku do të bashkohej me Louis van Gaalin, me të cilin bëri hapat e parë në Barcelonë.

Po ashtu ekziston mundësia e transferimit në Liverpool që mund të sjellë një portier pas largimit të Pepe Reinas në drejtim të Bayern Munichut.