Ku janë fshehur 20 mijë protestuesit e opozitës?! (Foto)

Tri partitë opozitare kanë bërë një muaj përpjekje për organizimin e protestës së sotme, kundër “kapjes së shtetit”, por nuk kanë mundur të mbledhin më shumë se 2 mijë e 500 njerëz. Pavarësisht kësaj, Vetëvendosje, organizatorja kryesore e protestës, pretendon për pjesëmarrje prej më shumë se 20 mijë vetash.

Lajme

18/04/2015 17:09

Një komunikatën e policisë, por edhe në fotografitë e realizura nga lajmi.net, konfirmohet për një pjesëmarrje në protestë, dukshëm më të vogël se sa pretendimi i opozitës.

Policia thotë se në protestë kanë marrë pjesë rreth 2 mijë e 500 persona.

1

Ndërsa Lëvizja Vetëvendosje, këtë shifër të policisë e cilëson si propagandë të pushtetit.

“Në protestën e sotshme të subjekteve opozitare, morrën pjesë mbi 20 mijë protestues. Policia e Kosovës në vazhdën e gënjeshtrave që kanë filluar 2-3 ditë më herët, sot vlerësoi se në protestë ishin rreth 2500 protestues. Njësoj, sikur që kishin thënë “ne kemi informacione të sakta se subjektet opozitare do të jenë të dhunshme”, tash po thonë se në protestë paskan marrë pjesë dhjetëfish më pak njerëz, se sa që janë në realitet”.

4

“Atë çka Policia e Kosovës nuk arriti ta bëjë përmes kërcënimeve, po mundohet ta bëjë përmes shpifjeve dhe shifrave absurde: pra zvogëlimin e pjesëmarrjes në protestë”, thuhet në reagimin e VV-së. (lajmi.net)

5