Ku jam kështu?

Menaxheri i Tottenham Hotspur, Andre Villas-Boas njoftoi se portieri Hugo Lloris, e humbi vetëdijen pas përplasjes me Romelu Lukakun, gjatë barazimit 0:0 me Evertonin. Reprezentuesi francez u qëllua në fytyrë nga gjuri i sulmuesit derisa kishte dalë për ta ndalur belgun i cili pati mundësi ta zhbllokonte ndeshjen. Pasi qëndroi në tokë pa ndjenja për…

Sport

03/11/2013 22:23

Menaxheri i Tottenham Hotspur, Andre Villas-Boas njoftoi se portieri Hugo Lloris, e humbi vetëdijen pas përplasjes me Romelu Lukakun, gjatë barazimit 0:0 me Evertonin.

Reprezentuesi francez u qëllua në fytyrë nga gjuri i sulmuesit derisa kishte dalë për ta ndalur belgun i cili pati mundësi ta zhbllokonte ndeshjen.

Pasi qëndroi në tokë pa ndjenja për disa sekonda, Lloris u ngrit në këmbë dhe dukej se do të zëvendësohej nga Brad Friedel, para se të vazhdonte ndeshjen.

“Hugos ende nuk i kujtohet se çka ndodhi në incidentin me Lukakun, ai e humbi vetëdijen, por ne vendosëm ta mbajmë në fushë pasi ai dëshironte të vazhdonte”, deklaroi Villas-Boas pas ndeshjes në konferencë për shtyp.