Ku është komuna e Shpendit?!
Qytetarët e Prishtinës, në zgjedhjet e fundit lokale, ndëshkuan me votë ish kryetarin Isa Mustafa, pasi nuk ishin të kënaqur me qeverisjen e tij në kryeqytet. Qeverisjen i besuan Shpend Ahmetit të Lëvizjes Vetëvendosje. Por muajt po kalojnë dhe ndryshim cilësor po vërehet pak, për të mos thënë fare.

Lajme
Prishtina vazhdimisht është kritikuar për ambiente të papastra dhe moskujdes ndaj ambientit publik.
Një hapësirë e vogël në mes të ndërtesave në lagjen e Muhaxherëve në rrugën “Lord Byron”, e dëshmon më së miri këtë. Ajo është shfrytëzuar nga banorët dhe lokalet përreth si kontejner për mbeturinave.
Fajtor mund të jenë banorët, por përgjegjësia kryesore u ngelet përgjegjësve institucional, për mos intervenim. Çoftë për largimin e atyre mbeturina, ose edhe ndëshkimin me gjobë të kryerësve të veprës.
Aty shihen shishe dhe gjithçka tjetër nga mbeturinat që janë grumbulluar aty, e derisa askush nuk i ka larguar siç duket me vite.