Ku është Jovetic?

Stevan Jovetic ishte një prej përforcimeve më të mëdha të Manchester Cityt, gjatë afatit kalimtar të verës. Sulmuesi malazez iu bashkua gjigantit të Premierligës nga Fiorentina, në transferim me vlerë prej rreth 30 milionë eurosh. Mirëpo, kanë kaluar 20 xhiro në ligë e ai nuk e ka realizuar asnjë gol pasi nuk ka shkelur fushën…

Sport

05/01/2014 20:40

Stevan Jovetic ishte një prej përforcimeve më të mëdha të Manchester Cityt, gjatë afatit kalimtar të verës. Sulmuesi malazez iu bashkua gjigantit të Premierligës nga Fiorentina, në transferim me vlerë prej rreth 30 milionë eurosh.

Mirëpo, kanë kaluar 20 xhiro në ligë e ai nuk e ka realizuar asnjë gol pasi nuk ka shkelur fushën e gjelbër nga 19 tetori, për faj të problemeve fizike.

Në total, ai ka bërë gjashtë paraqitje si futbollist i Manchester Cityt duke realizuar dy gola, kundër Wigan Athleticut në Capital One Cup.

Dhe, pikërisht mungesa afatgjate e tij ka bërë që shumë tifozë të Manchester Cityt por edhe shfrytëzues të tjerë të rrjetit social Twitter të krijojnë një hashtag të titulluar #wheresjovetic (Ku është Jovetic) e që është bërë shumë i famshëm.

Janë duke u publikuar fotografi të ndryshme, mjaft komike dhe ironizuese që e paraqesin Joveticin në ngjarje të ndryshme, në vende të ndryshme, por assesi në fushën e futbollit.

Shikoni disa prej fotografive më komike: