Ku do të përfundojë Coutinho?

Barcelona vazhdon të punojë në shitjen e lojtarëve në mënyrë që të balancë të financave për ardhjet e reja këtë verë, me Philippe Coutinhon që është një nga ata që pritet të largohen nga klubi.

Sport

16/06/2019 17:09

Braziliani dëshiron ndryshim, ndërsa Barcelona vetë nuk mendon se ai është përshtatur mirë që kur u bashkua me klubin nga Liverpoooli në janar të vitit 2018.

Megjithatë, ‘play-makeri’ i Barcës nuk dëshiron që të ketë ulje page kudo që shkon dhe ai kërkon të paguhet rreth 13.5 milionë euro, shuma e njëjtë me atë që fiton aktualisht me ‘Bluagranasit’, përcjell lajmi.net.

Barcelona do të ishte e gatshme ta shiste lojtarin nëse në tavolinë vjen një ofertë mjaft e lartë, por ku mund të përfundojë Coutinho nga fillimi i sezonit të ardhshëm?

Chelsea u pa si favoriti kryesor për transferimin e tij, por mosapelimi i ‘Bluve’ në CAS për ndalimin e transferimeve, heq ata nga lista e blerjes së 27-vjeçarit.

Destinacioni i mundshëm i Coutinhos mbetet Paris Saint-Germain, duke i shtuar faktin marrëdhëniet e mira që ai ka me bashkëkombësin e tij Neymar. /Lajmi.net/