Kthimi në heshtje
Barcelona u kthye në shtëpi në orët e hershme të së mërkurës pas humbjes së befasishme 2:1 nga Ajax Amsterdam në xhiron e pestë të Grupit H në Ligën e Kampionëve. Mirëpo, pavarësisht se disfata nuk iu prishi aq shumë punë pasi skuadra tashmë ka siguruar kualifikimin tutje për në fazën eliminatore të garës, futbollistët…

Sport
Barcelona u kthye në shtëpi në orët e hershme të së mërkurës pas humbjes së befasishme 2:1 nga Ajax Amsterdam në xhiron e pestë të Grupit H në Ligën e Kampionëve.
Mirëpo, pavarësisht se disfata nuk iu prishi aq shumë punë pasi skuadra tashmë ka siguruar kualifikimin tutje për në fazën eliminatore të garës, futbollistët dhe trajneri Gerardo Martino – që pësuan humbjen e parë këtë edicion – u shfaqën në heshtje të plotë pas ardhjes në aeroport, dhe nisjes me autobus.
E përditshmja sportive madrilene Marca ka publikuar një xhirim ku shumë prej futbollistëve vërehen se nuk janë në disponimin e tyre më të mirë, sidomos mesfushori Xavi Hernandez, i cili realizoi golin e vetëm të Barcelonës nga penalltia.
Mbrojtësi Gerard Pique e përshkroi si të “tmerrshme” paraqitjen e ekipit. Barcelona tani duhet të fitojë në ndeshjen e xhiros së fundit kundër Celticut në mënyrë që të sigurojë pozitën e parë në Grupin H, ose të shpresojë se Milani humb kundër Ajaxit.