Kthimi i vëmendjes kah Ballkani, Scholz paralajmëron vizitë në rajon
Kancelari gjerman Olaf Scholz ka paralajmëruar vizitë në Ballkanin Perëndimor.

Lajme
Ai këtë paralajmërim e ka bërë në një konferencë për media pas takimit që pati me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, shkruan lajmi.net.
Scholz duke folur për rigjallërimin e procesit të Berlinit ka thënë se shtetet pjesëmarrëse janë të gëzuara për këtë proces dhe shumë shpejt do të vizitojë rajonin e Ballkanit Perëndimor.
“Unë nga takimet që kam zhvilluar dhe nga paraardhsja ime që procesi i Berlinit vlerësohet shumë nga shtetet e Ballkanit që shtetet marrin pjesë me dëshirë, e di edhe nga kontaktet me shtetet, që gëzohen shumë që kancelari i Gjermanisë e bën këtë çështje të tillë dhe e vazhdon këtë proces me shtetet, prandaj dëshiroj të vazhdoj ta bëjë këtë, ne po mendojmë ta bëjmë këtë në gjysmën e dytë të vitit, unë po mendoj të shkoj shumë shpejt në rajon. Ne kemi një bazë të mirë, që bashkëpunimi atje të vazhdojnë, kjo nuk mund të bëhet ‘ex katedra’, unë mendoj se kjo duhet të bëhet dhe kjo duhet të bëhet.”, tha Scholz.
Scholz gjithashtu ka theksuar rëndësinë e dialogut midis Kosovës dhe Serbisë e gjithashtu ka thënë se ekziston vullnet mes palëve për përparime në proces. Gjithashtu ai ka thënë se nëpërmjet procesit të Berlinit pret të finalizohen 4 marrëveshje që kanë të bëjnë edhe me lëvizjen e lirë të njerëzve por edhe me njohjen e diplomave. /Lajmi.net/