Kthimi i ekstremistëve nga Siria kërcënon Evropën

Prania e terroristëve potencialë ose me përvojë në BE , siç dëshmohet nga numri i arrestimeve në vitin 2013, për vepra që lidhen me terrorizmin ndërkombëtar, sidomos nga luftëtarët e kthyer prej Sirisë në Evropë, është një shqetësim serioz, thuhet në një njoftim të organizatës policore Europol.

Bota

30/05/2014 01:10

Në prag të konfliktit sirian, kërcënimet për BE ishin rritur në masë të madhe. Luftëtarët evropianë, të cilët udhëtojnë në zonat e konfliktit janë vlerësuar se përbëjnë një kërcënim në rritje për të gjitha vendet anëtare të BE-së, pas kthimit të tyre.

\”Ata mund të kërkojnë të ngrenë logjistikë financiare apo qeliza rekrutimi dhe mund të veprojnë si model për individët brenda komuniteteve ekstremiste”.  

Sipas Europol-it  “vendosmëria e tyre ka të ngjarë të jetë forcuar në zonat e konfliktit  dhe ata mund të kenë fituar aftësitë dhe kontaktet për të kryer sulme në BE” .

Nuk ka shifra zyrtare të përgjithshme në dispozicion sa i përket qytetarëve të BE që udhëtojnë për të marrë pjesë në konfliktin në Siri, por vlerësimet tregojnë se deri në fund të vitit 2013 janë regjistruar mes 1,200 dhe 2,000 vetave, por ky numër mund të jetë rritur në vitin 2014.