Kthesë e papritur në çështjen Barcelona – Griezmann: Francezi drejt ‘Camp Nou’
Duket se situata mes Antoine Griezmann dhe skuadrës së Barcelonës po merr një kthesë tjetër.
Sport
Që kur ka bërë të ditur se do të largohet nga Atletico Madrid, Griezmann është në qendër të vëmendjes në mediet spanjolle.
Destinacioni më i mundshëm për të shihej skuadra e Barcelonës, deri sa nuk filluan shkrimet se lojtarët e skuadrës katalane nuk e duan francezin.
Por, së fundmi, gjërat po marrin një tjetër kthesë. ‘Mundo Deportivo’ raporton se Barca do të lëviz për Griezmann, transmeton lajmi.net.
Katalanët do të bëjnë hapat e tyre drejt Griezmann pas 1 qershorit, kur klauzola e tij të pësojë rënie në 120 milionë euro.
Udhëheqësit e klubit janë të bindur se lojtari do të ndihmojë shumë në objektivat e skuadrës për sezonin e ardhshëm. /Lajmi.net/