Kthesë e madhe nga Pogba – Francezi drejt Real Madrid

Paul Pogba nxitur përsëri zërat që e largojnë atë nga Manchester United.

Sport

23/03/2019 17:21

Ylli francez së fundmi ka komentuar një kalim të mundshëm të tijin në ‘Santiago Bernabeu’ dhe sipas fjalëve të tij, një gjë e tillë nuk mund të hidhet poshtë.

Sipas fituesit të Kupës së Botës me Francën, skuadra nga Madridi është një ëndërr për gjithë lojtarët.

“Siç e kam thënë gjithmonë, Real Madrid është një ëndërr për të gjithë. Është një nga skuadrat më të mëdha në botë” ka thënë Pogba për reporterët, transmeton lajmi.net.

“Gjithashtu, aty është Zinedine Zidane si trajner, dhe është ëndërr për të gjithë që pëlqejnë futbollin” ka thënë tutje ai.

Pas këtyre deklaratave të Pogba, ‘Marca’ shkruan se mesfushori francez mund që shumë lehtë të kalojë në Bernabeu sezonin e ardhshëm. /Lajmi.net/