Kthehet shiu në Kosovë, ky pritet të jetë moti për sot e nesër

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot dhe nesër vendi ynë do të vazhdojë të mbetet nën masat anticiklonike të ajrit

Lajme

30/10/2020 07:44

Kjo do të kushtëzojë mot relativisht të qetë, me diell dhe vranësira të cilat ditën e premte vende-vende parashihen të sjellin riga shiu.

Sipas institutit, në fushat termike nuk parashihet të ketë ndryshime të dukshme, minimalet do të lëvizin ndërmjet 4-5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-17 gradë Celsius.

“Në mëngjes nëpër disa territore, kryesisht ultësira, parashihet të ketë mjegull e cila do të jetë e paqëndrueshme. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit”, thuhet në njoftim. /Lajmi.net/