Kthehet Sarri, zbulon detyrën e Ronaldos në Juventus

Maurizio Sarri në paraqitjen e sotme para gazetarëve ka folur për rolin e Cristiano Ronaldos në ekipin e Juventusit.

Sport

13/09/2019 14:09

Maurizio Sarri është paraqitur për herë të parë në konferencë për media si trajner i Juventusit para një ndeshjeje në Serie A.

Trajneri është trajtuar pas një problemi në mushkëri.

Dhe, pas trajtimit ai është i gatshëm të udhëheq ekipin, transmeton lajmi.net.

Sarri në paraqitjen e sotme para gazetarëve ka folur për rolin e Cristiano Ronaldos në ekipin e Juventusit.

“Cristiano Ronaldo është i përcaktuar ta bëjë dallimin, është më i forti në botë dhe duhet të lihet i lirë. Ata që janë afër tij duhet ta ndihmojnë”, deklaroi Sarri në konferencë për media.

Sarri do të debutojë zyrtarisht në bankinën e Juventusit në duelin ndaj Fiorentinës, të shtunën. /Lajmi.net/