Kthehet Neymar, i gatshëm për Dortmundin

Paris Saint-Germain e ka mirëpritur rikthimin në skuadër të Neymar përpara takimit të raundit të 16 më të mirave të Ligës së Kampionëve me Borussia Dortmund.

Sport

17/02/2020 14:52

Neymar pësoi dëmtim të brinjëve gjatë fitores 5-0 të PSG në shtëpi ndaj Montpellier më 1 shkurt, gjë që e ka detyruar atë të mungojë në katër ndeshjet e fundit të skuadrës.

Braziliani humbi fitoret ndaj Nantes dhe Lyon, dhe gjithashtu mungoi në çerekfinalen e Kupës Franceze ndaj Dijon, transmeton lajmi.net.

28-vjeçari kishte kërkuar rikthimin në fushë kur PSG u përball me Amiens të shtunën, por Tuchel në fund të fundit vendosi të mos rrezikojë sulmuesin për ndeshjen.

Ai është përfshirë në listën e lojtarëve që kanë udhëtuar në Gjermani, për përballjen deçizive ndaj Dortmund. /Lajmi.net/