Kthehet kosovari që përjetoi tërmetin dhe COVID-19 në Kroaci: Ambasada nuk na mori parasysh

Në Kosovë dita ditës po kthehen qytetarët që kishin mbet jashtë vendit për shkak të mbylljes së kufijve si pasojë e koronavirusit që izoloi thuajse gjithë shtetet e botës. Dje nga Kroacia janë kthyer 70 kosovarë.

Lajme

12/04/2020 21:09

Njëri ndër ta ishte edhe Haxhi Krasniqi, të cilit ambasada e Kosovës në Kroaci, thotë ai, nuk i doli në ndihmë as atij e as shtetaseve të tjerë që kishin mbetur atje.

Haxhia përjetoi edhe tërmetin e fuqishëm në Kroaci, ku prapë se prapë mungoi ndihma e Ambasadës së Kosovës atje e cila nuk kishte marr mundin t’i kontaktonte. Me gjithë vështirësinë, ai tashmë po qëndron në karantinë në Qendrën e Studentëve, në Prishtinë.

Ai tregoi për kushtet brenda konviktit dhe pritjen që i për shteti i Kosovës për më shumë shikoni videon. /Lajmi.net/

YouTube player