Kthehen në funksion të plotë sallat e ortopedisë në QKUK

Qendra Klinike Universitare e Kosovës, Klinika e Ortopedisë ka kthyer në funksion të plotë sallat operative, pas renovimit të hapësirave të tyre, me kërkesë të inspektoratit shëndetësor.

Lajme

09/12/2019 12:44

Siç thuhet në njoftim, në përputhje me rekomandimet, menaxhmenti i SHSKUK-së ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme, për të mundësuar rrjedhën normale të punës.

“Nga sot, në këtë klinikë, kanë nisur punën të gjitha sallat për operime dhe mjekët po kryejnë intervenime, sipas planit të rregullt operativ”. /Lajmi.net/