Kthehen 19 persona nga Kanada në Kosovë

Ambasada e Kosovës në Otava ka njoftuar se janë riatdhesuar një grup prej 19 personash, si raste urgjente për kthim në formë të organizuar.

Lajme

26/05/2020 09:44

Përmes një postimi në faqen zyrtare në Facebook, Ambasada ka bërë me dije se do të vazhdojë angazhimin e saj për t’ju dalur në ndihmë të gjitha rasteve e kërkesave të bashkatdhetarëve-qytetareve të Kosovës të cilët për arsye të rrethanave të krijuara nga pandemia (Covind-19), kanë mbetur në Kanada.

“Për momentin ju njoftojmë se po angazhohemi në projektin e radhës, që në ditët në vazhdim të realizojmë (as qa na janë krijuar mundësit-tani për tani) për kthimin edhe të 10-të personave tjerë, për në Kosovë nëpërmjet Kanada-Zurich-Prishtinë”, thuhet në njoftim.

Ambasada njofton se çështja e pagesës së biletave mbulohet nga vetë pasagjerët dhe Ambasada nuk ka mundësi as të ndërhyj në çmim e as të realizoj/marr përsipër pagesa eventuale. /Lajmi.net/