KSHZ do të vëzhgojnë procesin zgjedhor në Maqedoninë e Veriut pa paralajmërim
Komisioni Shtetëror Zgjedhor në Maqedoninë e Veriut, në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale, ka bërë të ditur se anëtarët e KSHZ-së do të jenë në terren për të vëzhguar procesin zgjedhor pa paralajmërim dhe po ashtu pas përfundimit të zgjedhjeve, anëtarët do të vëzhgojnë edhe procesin e numërimit në disa vendvotime pa paralajmërim. Gjatë…
Lajme
Komisioni Shtetëror Zgjedhor në Maqedoninë e Veriut, në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale, ka bërë të ditur se anëtarët e KSHZ-së do të jenë në terren për të vëzhguar procesin zgjedhor pa paralajmërim dhe po ashtu pas përfundimit të zgjedhjeve, anëtarët do të vëzhgojnë edhe procesin e numërimit në disa vendvotime pa paralajmërim.
Gjatë konferencës së parë, nënkryetari i KSHZ-së, Avdush Demiri ka bërë të ditur se deri në ora nëntë të mëngjesit kanë votuar 22 mijë e 379 votues, në një mijë e 771 vendvotime, në 32 komuna dhe në qytetin e Shkupit.
Demiri tha se të gjitha vendvotimet janë hapur me kohë në ora shtatë të mëngjesit dhe se deri më tani nuk ka pranuar informata për ndonjë problem.
“KSHZ informon opinion publik se në ditën e sotëm do të jetë në terren për të vëzhguar procesin zgjedhor në disa vendvotime pa paralajmërim. Po ashtu pas përfundimit ë zgjedhjeve anëtarët e KSHZ-së pa paralajmërim do të vëzhgojnë procesin e numërimit në disa vendvotime. Njoftojmë opinionin publik se KSHZ-ja, është në komunikim të drejtpërdrejtë me komisionin në kuadër të Prokurorisë publike, me qëllim që të kemi një proces sa më transparent zgjedhor. Sa i përket daljes deri në ora 9:00, përqindja e daljes është 2,88 për qind ose 22 mijë e 379 votues”, tha Demiri.
Sot në Maqedoninë e Veriut po mbahet raundi i dytë për kryetarë në 32 komuna, në të cilat nuk kishte fitues më 19 tetor.
Të drejtë vote kanë 1 milion e 13 mijë e 375 qytetarë prej tyre 474.394 në Shkup. Votimet do të vëzhgohen nga 1569 vëzhgues, 904 vendorë dhe 651 ndërkombëtarë, ndërsa për raportim janë akredituar dhe 14 gazetarë të huaj.