KS i OKB-së kërkon lirimin e vajzave në Nigeri
Pas pothuajse një muaji të fushatës së kidnapimit të 250 vajzave nigeriane, ka reaguar edhe OKB. Kanë kërcënuar se do të ndërmarrin edhe aksione ushtarake në rast se nuk lirohet vajzat e kidnapuara.

Lajme
Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara ka shprehur zemërimin e tij për rrëmbimin e qindra vajzave nga militantët islamikë në Nigeri.
Boko Haram ka thënë se qëndron prapa kidnapimit të më shumë se 250 vajzave qysh më 14 prill dhe ka kërcënuar se do t’i shesë ato.
Këshilli i Sigurimit ka kërkuar lirimin e menjëhershëm të tyre dhe ka kërcënuar se do të marrë aksione kundër militantëve, raporton Radio Evropa e Lirë.
Kryengritja pesëvjeçare e Boko Harami në Nigeri ka për qëllim krijimin e shtetit islamik.