Kryparlamentari Ilir

Deputetët e Kuvendit të Shqipërisë i kanë dhënë të martën Kryetarit të Lëvizjes Socialiste për Integrim (LSI), Ilir Metës mandatin për ta drejtuar legjislativin shqiptar për katër vjetët e ardhshme. Në Parlament, nga 137 deputetë sa kanë marrë pjesë në votim, Meta ka marrë 91 vota, ndërkohë që 45 kanë votuar kundër dhe 1 ka…

Lajme

10/09/2013 10:15

Deputetët e Kuvendit të Shqipërisë i kanë dhënë të martën Kryetarit të Lëvizjes Socialiste për Integrim (LSI), Ilir Metës mandatin për ta drejtuar legjislativin shqiptar për katër vjetët e ardhshme.

Në Parlament, nga 137 deputetë sa kanë marrë pjesë në votim, Meta ka marrë 91 vota, ndërkohë që 45 kanë votuar kundër dhe 1 ka abstenuar.

Duke qenë se koalicioni qeveritar i majtë ka marrë 83 mandate deputetësh në zgjedhjet e 23 qershorit, del që Ilir Meta të ketë marrë besimin edhe nga 8 deputetë të opozitës të djathtë.

Në mandatin e kaluar qeveritar, Ilir Meta dhe partia e tij LSI ishte pjesë e koalicionit qeveritar bashkë me Partinë Demokratike të Sali Berishës.