Të Infektuar: 106.489

Të Shëruar: 97.877

Të Vdekur: 2.210

Kryhet operacion i vështirë në QKUK: Pacientes 52-vjeçare i zvogëlohet lukthi

13:11 | 23 Prill 2021

Në Klinikën e Kirurgjisë Abdominale, të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, është realizuar intervenimi me qasje laparaskopike në fushën e kirurgjisë bariatrike (ose ndryshe heqja e peshës së tepërt nga trupi).

Ky intervenim është realizuar në bashkëpunim me stafin shëndetësor të Klinikës së Anestezionit, me ç‘rast pacienti i është nënshtruar operacionit “Sleeve gastrectomy – Body Mass Index” (Zvogëlim enorm i lukthit për arsyer të obezitetit).

Pacientja (52 vj.) është liruar në shtëpi 7 ditë pas operimit, në gjendje të mirë shëndetësore.

“Stafi i Klinikës së Kirurgjisë Abdominale është i përkushtuar në ofrimin e shërbimeve shëndetësore, për të cilat pacientët tanë, më parë operacione të tilla i kryenin jashtë vendit”, thuhet në njoftim. /Lajmi.net/