Kryeziu:Ka ardhur koha që disa pjesë të Kushtetutës të ndryshohen

Sot bëhen 12 vjet nga miratimi i Kushtetutës së Republikës së Kosovës.

Lajme

09/04/2020 10:13

Kushtetuta e Kosovës u ratifikua më 9 prill 2008 dhe hyri në fuqi më 15 qershor 2008. Kushtetuta është akti më i lartë juridik, që garanton të drejtat dhe liritë themelore të të gjithë qytetarëve të vendit.

Kadri Kryeziu, njëri nga hartuesit e Kushtetutes së Kosovës tha se çdo kushtetutë mund të ndryshohet.

“Kushtetuta është një akt i rëndësishëm politik dhe juridik që rregullin çështket e shoqërisë dhe ato politike”, tha Kryeziu sot në në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).

Sipas tij kushtetuta ka nevojë për sqarim publik. “Kushtetuta nuk ka paqartësi, por zbrazëstirë dhe në raste të caktuar krijon efekte negative në shoqëri” ,tha ai.

Kryeziu vlerësoi se Kushtetua e Kosovës mund të ndryshohet me dy të tretat e deputetëve të Kuvendit të Kosovës si dhe vota e minoriteteve.

Ai tha se pjssa më e madhe e kësaj kushtetute rrjedh nga Plani i ish-presidentit Martti Ahtisaarit, duke i dhënë kështu të drejta specifike grupeve minoritare dhe një ambient më të sigurt për të gjithë qytetarët e Kosovës.

Kushtetuta e definon Kosovën si një shtet me pikëpamje neutrale ndaj fesë – neni 8. Ajo ka 14 kapituj dhe 162 nene.

9 Prilli është zyrtarisht festë shtetërore në Kosovë që do të thotë se institucionet sot e kanë ditë pushimi.