Kryeziu: VV duke mos votuar certifikimin e Listës serbe, po mundohen ta kthejnë në favor partiak gjatë fushatës zgjedhore – Dëmton proceset demokratike
Ismet Kryeziu nga IKD, ka reaguar në lidhje me vendimin që ka marrë KQZ për të mos e certifikuar Listën Serbe për të marrë pjesë në zgjedhjet e 28 dhjetorit. Ai këtë veprim e ka quajtur si joligjore dhe jo institucionale, shykruan lajmi.net. Kryeziu ka thënë se këto veprime janë të orientuara nga qëllime politike…
Lajme
Ismet Kryeziu nga IKD, ka reaguar në lidhje me vendimin që ka marrë KQZ për të mos e certifikuar Listën Serbe për të marrë pjesë në zgjedhjet e 28 dhjetorit.
Ai këtë veprim e ka quajtur si joligjore dhe jo institucionale, shykruan lajmi.net.
Kryeziu ka thënë se këto veprime janë të orientuara nga qëllime politike dhe jo profesionale, përmes të cilave dëmtohet imazhi i KQZ-së dhe jepet një mesazh i gabuar për lirinë e zgjedhjes dhe të drejtës së pjesëmarrjes në zgjedhje.
“Duke mos votuar certifikimin e Listës Serbe dhe duke e rikthyer këtë çështje në PZAP, anëtarët e VV-së po mundohen ta kthejnë procesin e çertifikimit të subjekteve politike nga pakicat serbe në mjet e favor partiak, gjatë fushatës zgjedhore. E njëjta skemë është përsëritur disa herë me radhë- një narrativë politike e papërgjegjshme dhe e dëmshme për proceset demokratike”, ka shkruar Kryeziu në Facebook. /Lajmi.net/
Postimi i tij i plotë: