Kryeziu: Ishim të përgatitur, jam i kënaqur me shënimin e golit

Futbollisti i Prishtinës, Leutrim Kryeziu është deklaruar për faqen zyrtare të klubit pas fitores ndaj Drenicës.

Sport

11/04/2021 23:21

Kryeziu realizoi golin e fitores, që i solli “Bardhëkaltërve” tri pikë, që i mbajnë në garën për titull, shkruan lajmi.net.

Kryeziu tha se është i kënaqur me golin dhe që synon të vazhdojë me këtë ritëm.

Ishte ndeshje e vështirë, e kemi ditur që Drenica ka ekip të mirë, sidomos kur luan vendas. Por, ne ishim të përgatitur mjaft mirë, iu qasem me seriozitetin më të madh ndeshjes dhe me meritë fituam tre pikët. Jam shumë i kënaqur me shënimin e golit, po ndjehem mjaft mirë dhe shpresoj të vazhdoj me këtë ritëm”.

Prishtina renditët në pozitën e tretë në tabelë, katër pikë prapa liderit Drita./Lajmi.net/