Kryetarit të Prishtinës i kërkohet ta rikthejë te rrethi Flamurin e Republikës
Kreut të komunës së Prishtinës, Shpend Ahmetit, po i kërkohet që te rrethi në hyrje të Prishtinës të rikthehet flamuri i Republikës së Kosovës, i cili ishte larguar çdo kund në Kryeqytet që kur në pushtet kishte ardh Lëvizja Vetëvendosje.

Lajme
Kjo organizatë njihet për idenë e tyre rreth Bashkimit Kombëtar me Shqipërinë. Sot, pikërisht në këtë rreth, ishte vendosur flamur tjetër i offside-it e që ishte një protestë artistike e artistit Driton Semani.
Një flamur i ri e kishte zëvendësuar atë kombëtar të vendosur në hyrje të Prishtinës. Flamuri i Shqipërisë u zëvendësua me flamurin i cili përdoret në futboll për simbolizimin e ‘pozitës jashtë loje’ ose ‘ofsajd’. Ndërkohë që policia ka dalur në vendin e ngjarjes dhe i njëjti u largua. Tash, në adresë të kryetarit të Prishtinës, po kërkohet që të kthehet flamuri i Kosovës dhe jo ai kombëtar. Drejtori gjeneral i RTK’së Mentor Shala ka thënë se është e drejtë kushtetuese rikthimi i flamurit të shtetit tonë.
“Te rrethi duhet të rikthehet Flamuri i Republikës së Kosovës ????????po ashtu edhe në Graçanicë e veri të Kosovës duhet të rikthehet Flamuri i Kosovës????????,sepse është e drejtë kushtetuese!!! Shteti duhet të veprojë”, është shprehur ai.
Por, duket se një veprim i tillë nuk do të ndodh. Kjo pasi kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti, duke e komentuar situatën e sotme të heqjes së flamurit kombëtar, u shpreh i sigurt se i njëjti do të kthehet prapë.
“Sot në mëngjes më lajmëruan se flamuri kombëtar te rrethi është larguar nga persona të panjohur dhe është vendosur nje flamur tjetër i offside-it.
Pas daljes së inspekcionit në vend të ngjarjes është kuptuar edhe kompania e më vonë edhe qëllimi. Kjo ishte nje protestë artistike e artistit Driton Semani. Me vonë e gjeta edhe shpjegimin që po e bashkangjes këtu.
Flamuri do të kthehet, por më duhet të them që disi më vjen mirë që një gjë e tille është thënë edhe në këtë mënyrë. Mora dhjetëra mesazhe nga njerëz të ndryshëm, të shqetësuar të cilët tani do ta dëgjojnë një qendrim të një artisti. Offside!!!”, ka shkruar ai.
Thirrje për ta kthyer ku edhe ka qenë flamuri i Kosovës, ka bërë në Facebook edhe ish deputeti i LDK’së Bardhyl Meta. Loja me flamurin, sipas tij, duhet të ndalet dhe se për këtë duhet të reagojë policia e Kosovës.
“E gjithë kjo lojë antishtetërore, duhet të sanksionohet me ligje, me statute e rregullore të veçanta pune e të Protokollit të Simboleve e Flamujve të vendit”, ka shkruar ai.
Lëvizja Vetëvendosje deri vonë nuk i ka njohur institucionet e vendit dhe simbolet e saj. Madje vendimet e Gjykatave kur nuk ishin në favor të tyre, për VV’në shteti ishte i kapur e kur vendimet ishin në anën e tyre, atëherë i duartrokisnin ato dhe e njihnin autoritetin tyre./Express