Kryetari i Mitrovicës veriore: KFOR-i dhe Isa Mustafa i frikësuan serbët

“Ne presim që bashkësia ndërkombëtare të reagojë për shkak të mënyrës së papërshtatshme në të cilën u organizua hapja e urës mbi lumin Bistrica dhe nëse kjo nuk ndodhë atëherë do t’i dërgoj letër BE-së”.

Lajme

06/12/2016 14:16

Kështu ka deklaruar kryetari i komunës së veriut të Mitrovicës, Goran Rakiq, tre ditë pas vizitës së kryeministrit Isa Mustafa në ceremoninë e hapjes së urës mbi lumin Bistrica, në mes Zveçanit dhe Leposaviqit, transmeton lajmi.net.

Sipas Rakiq, serbët në veri janë të shqetësuar veçanërisht me faktin se kryeministri Mustafa ishte i shoqëruar nga ministri i Forcës dhe i Sigurisë, Haki Demolli, pasi që këta të fundit sipas marrëveshjes së Bruskelit nuk mund të shkojnë në veri.

Rakiq ka kujtuar se KFOR-i kishte thënë se do të punojë për të mirën e gjithë njerëzve në Kosovë mirëpo nuk po e bënë një gjë të tillë./Lajmi.net/