Kryetari më i vlerësuar i momentit, Agim Aliu tregon “magjinë” për realizimin e projekteve në Ferizaj

Agim Aliu është një prej emrave më të komentuar të momentit. Madje jo vetëm kaq. Në shumë publikime të bëra së fundi nga zyrtarë, qytetarë, por edhe analistë Agim Aliu e kanë cilësuar si “Kryetari më i suksesshëm” i komunave në vend. E padyshim se vendosja e këtij epiteti për Aliun është mjaftë e rëndësishme.…

Lajme

12/08/2024 20:59

Agim Aliu është një prej emrave më të komentuar të momentit.

Madje jo vetëm kaq. Në shumë publikime të bëra së fundi nga zyrtarë, qytetarë, por edhe analistë Agim Aliu e kanë cilësuar si “Kryetari më i suksesshëm” i komunave në vend.

E padyshim se vendosja e këtij epiteti për Aliun është mjaftë e rëndësishme.

E ky epitet këtij të fundit iu vendos si shkak i realizimeve që po bëhen në qytetin e Ferizajt, sidomos ato që kanë të bëjnë më infrastrukturën.

Në lidhje me këtë lajmi.net ka kontaktuar kryetarin Agim Aliu, i cili ndër të tjerash u shpreh se Komuna e Ferizajt me qeverisjen e tij për të dytin mandat me radhë ka zhvilluar dhjetëra projekte të rëndësisë kapitale, duke transferuar kështu qendrën e qytetit.

“Komuna e Ferizajt, me qeverisjen tonë për të dytin mandat me radhë, ka zhvilluar dhjetëra projekte të rëndësisë kapitale, duke transformuar qendrën e qytetit, kulmuar edhe me nënkalimet e përfunduara tashmë në disa pjesë të qytetit e së fundmi edhe me përurimin e segmentit të parë të nënkalimit të ri”,tha Aliu.

Ai gjithashtu bëri të ditur se përveç projektit për nënkalimin e ri, ka edhe projekte të tjera madhore për transformimin e Ferizajt.

“Siç është rikonstruktimi i plotë i gjithë zonës në rrugën “Besim Rexhepi”, objekti i ri i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare, Qendrës së Mjekësisë Familjare nr., objekte të shumta shkollore, zgjerimi i Parkut të Lirisë, rregullimi i Parkut në Kodrën e Sherretëve, parku tek lokacioni i tanishëm i KRM “Pastërtia”etj”, theksoi Agim Aliu.

I pyetur se si ia doli t’i realizojë këto projekte në një qytet si Ferizaj, Aliu tha se është e vërtetë se veprat e tilla kërkojnë punë të jashtëzakonshme, por se me punë ekipore, guxim e vendosmëri ia del.

“Veprat e tilla kërkojnë punë të jashtëzakonshme, përkushtim vetmohues, punë ekipore, guxim e vendosmëri për të çuar përpara  këto projekte që i kanë dhënë Ferizajt ritme të jashtëzakonshme zhvillimi duke u kthyer në referencë e destinacion në gjithë vendin”,shtoi ai.

Madje Agim Aliu tha se pavarësisht këtyre projekteve dhe mirëmenaxhimit ët buxhetit komunal, ky buxhet sërish nuk përmbush ambiciet e vizionin që ka karshi nevojave të qytetarëve.

“Me mirëmenaxhimin e buxhetit komunal, ndonëse si i tillë nuk përmbush ambiciet e vizionin tonë karshi nevojave të qytetarëve, jemi munduar e po bëjmë përpjekje maksimale që të realizojmë vepra madhore për qytetarët, duke e përkthyer besimin e tyre në mirëqenie e zhvillim për Ferizajn e ferizajasit”,tha ai.

Gjithashtu kryetari i Ferizajt, Agim Aliu deklaroi se “guximi, vizioni dhe dashuria për qytetin, kjo është “magjia” e punës sonë, qeverisjes sonë”.

Ndryshe Agim Aliu nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës është betuar për drejtim të komunës së Ferizajt në vitin 2017 kur kishte fituar për herë të parë në kuadër të kandidimit për kryetar komune.

Një mandat të dytë ai arriti që të sigurojë në vitin 2021, kur edhe u betua sërish për të drejtuar qytetin e Ferizajt.

Ai arriti që të fitojë garën për një mandat në krye të Ferizajt.

Agim Aliu kishte arritur që të mund në zgjedhjet komunale Valon Ramadanin nga VV, kandidaten e LDK-së Sibel Halimi si dhe atë të AAK-së, Arben Halili.

Ferizaj tani për tani është një prej qyteteve më të zhvilluara në Kosovë. Mjafton të shohësh ndërtimet që janë bërë ,bizneset të cilat janë hapur, rrugët të cilat janë shtruar e gjithçka tjetër që është bërë më funksionale dhe në shërbim të qytetarëve. Ferizaj lirshëm mund të cilësohet si ndryshimi i vërtetë i qyteteve të Kosovës pasi aty shihet qartë se është punua dhe po punohet për zhvillim komunal./Lajmi.net/