Kryetari i Zveçanit flet nga zyra larg komunës, zbulon se nuk është kontaktuar fare nga Kurti
Kryetari i Zveçanit, Ilir Peci në një intervistë për lajmi.net ka folur lidhur me gjendjen në atë komunë. Ai thotë se do të kthehet në Komunë në momentin që situata e sigurisë do të jetë në nivel. Më tutje ai ka thënë se gjatë ditës së djeshme kur ka pasur tensione në pjesën veriore ai…

Lajme
Kryetari i Zveçanit, Ilir Peci në një intervistë për lajmi.net ka folur lidhur me gjendjen në atë komunë.
Ai thotë se do të kthehet në Komunë në momentin që situata e sigurisë do të jetë në nivel.
Më tutje ai ka thënë se gjatë ditës së djeshme kur ka pasur tensione në pjesën veriore ai nuk ka qenë fare në Komunë e as në Zveçan.
Kryetari i Zveçanit thotë se deri më tani nuk ka kontaktuar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
Po ashtu është bërë e ditur se Kryetari i Zveçanit, Ilir Peci nga sot ka nisur punën në Zyrën për Komunitete në fshatin Kelmend.
Kështu ka konfirmuar për lajmi.net vetë kryetari i Zveçanit, Peci.
Ndryshe, edhe sot serbët lokalë në Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok po protestojnë kundër kryetarëve të rinj shqiptarë të këtyre tri komunave./Lajmi.net/