Kryetari i Shtërpces frikohet se me privatizimin e Brezovicës, “do të zhduken serbët”

Kryetari i Shtërpces, Bratislav Nikoliq, ndonëse është kreu i një komune në Kosovë, ai flet si përfaqësues i qeverisë në Beograd.

Lajme

16/04/2015 13:03

Në një intervistë për të përditshmen serbe “Vesti”, Nikoliq ka thënë se Beogradi zyrtar nuk është kundër privatizimit të qendrës së skijimit të Brezovicës, por kundër ndërmarrjes së një anshme të hapave nga Qeveria e Kosovës.

Ai ka thënë se institucionet e Kosovës është dashur të konsultohen me serbët lokal gjatë procesit të shpronësimit të tokave.

“Neve na është garantuar se gjatë shpronësimit të tokave do të konsultohen edhe serbët lokal, por kjo gjë nuk ka ndodhur dhe për këtë aryse është stopuar procesi. Nëse tentohet të veprohet ndryshe, unë do të shfrytëzojë të gjithë potencialin tim për ta ndalur atë”, ka thënë Nikoliq, transmeton lajmi.net.

Ai ka thënë se përmes këtij projekti do të ndërtohen objekte të reja, duke shprehur shqetësimin se do të ketë edhe ndryshim të strukturës etnike në këtë komunë.(lajmi.net)