Kryetari i Rahovecit thotë se Qeveria nuk e mbështeti komunën në projektlgjin e buxhetit

Smajl Latifi, kryetar i Komunës së Rahovecit, është ankuar se Qeveria e Kosovës nuk e ka përkrahur Komunën e Rahovecit për sa i përket projektligjit të buxhetit për vitin 2023. Ai ka thënë se pos që nuk janë mbështetur me ndonjë projekt konkret janë larguar edhe disa projekte të rëndësishme që financoheshin nga Qeveria. “Ne…

Lajme

05/12/2022 20:05

Smajl Latifi, kryetar i Komunës së Rahovecit, është ankuar se Qeveria e Kosovës nuk e ka përkrahur Komunën e Rahovecit për sa i përket projektligjit të buxhetit për vitin 2023.

Ai ka thënë se pos që nuk janë mbështetur me ndonjë projekt konkret janë larguar edhe disa projekte të rëndësishme që financoheshin nga Qeveria.

“Ne kemi shumë pak mbështetje financiare sipas projektligjit për buxhetin e vitit 2023. Ne kemi edhe largim nga kodet që janë financuar nga Qeveria e Kosovës si bie fjala trajtimi dhe rregullimi i shtratit të përroit Hoqë e Madhe, Bresoc, Hoqë e Vogël, Nagavc deri në Krushë. Ka qenë projekt që është financuar nga Qeveria e Kosovës dhe nuk e di pse e kanë larguar këtë projejkt”, ka thënë Latifi në “Frontal” të T7.

Ai e ka përmendur edhe një qerdhe në qytet si dhe një shkollë në një fshat në Pastasel të Rahovecit.