Kryetari i Londrës në vijën e frontit të luftës ani-ISIS (Foto)

Kryetari i Londrës, Boris Johnson, ka zhvilluar një vizitë të papritur për trupat britanike që po ndihmojnë në mbrojtjen e Kurdistanit në luftë kundër terroristëve të Shtetit Islamik, në Irakun verior. 

Bota

23/01/2015 19:00

Kryetari londinez ka publikuar një fotografi duke e mbajtur në dorë një Kallashnikov, në vijën e frontit, ku trupat britanike janë duke ndihmuar luftëtarët kurdë në luftën kundër ISIS, transmeton lajmi.net. 

Ai u takua gjithashtu edhe me zyrtarë të Mbretërisë së Bashkuar të cilët janë trajnuar luftëtarët Peshmerga.

Vizita e kryetarit Johnson u nxit nga një rritje e nivelit të kërcënimit për Londrën, pas sulmeve terroriste në Paris. (lajmi.net)