Kryetari i Leposaviqit i viziton policët e aksidentuar në Grabovc të Zveçanit
Kryetari i Komunës së Leposaviqit, Lulzim Hetemi, i ka vizituar policët e lënduar nga aksidenti i ndodhur dy ditë më parë në Grabovc të Zveçanit, e të cilët po trajtohen në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Hetemi ju uroi policëve shërim të shpejtë dhe të plotë, duke shprehur mirënjohjen e thellë për kontributin e shquar…
Lajme
Kryetari i Komunës së Leposaviqit, Lulzim Hetemi, i ka vizituar policët e lënduar nga aksidenti i ndodhur dy ditë më parë në Grabovc të Zveçanit, e të cilët po trajtohen në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Hetemi ju uroi policëve shërim të shpejtë dhe të plotë, duke shprehur mirënjohjen e thellë për kontributin e shquar të tyre në ruajtjen e qetësisë dhe rendit publik, si dhe angazhimin e tyre të palodhur për sigurinë e qytetarëve.
“Policët tanë janë heroikë në detyrën e tyre, dhe në çdo moment të vështirë janë në shërbim të komunitetit”.
“Ky aksident është një ngjarje e hidhur, por jam i sigurt që ata do të rikuperohen plotësisht dhe do të vazhdojnë të mbrojnë qytetarët tanë me të njëjtin përkushtim”, tha kryetari Hetemi.