Kryetari i Kumanovës: Banorët nuk kanë lidhje e as nuk identifikohen me grupin e armatosur

Kryetari i komunës së Kumanovës, Zoran Damjanovski, ka reaguar pas zhvillimeve të fundit në këtë qytet. Ai ka thënë se qyteti i Kumanovës u zgjua sot nga të shtëna dhe helikopter.

Lajme

09/05/2015 13:30

Sipas tij, nuk dihet as motivi as gjeneza e këtij grupi.

“Nuk dimë për numrin e të lënduarve, flitet për viktima. Jemi në kontakt me njerëz. Banorët nuk kanë lidhje e as nuk identifikohen me grupin e armatosur”, ka thënë Damjanovski, raporton lajmipress.

Damjanovski iu ka bërë thirrje qytetarëve të mos bien pre e provokimeve.

Ka reaguar edhe Bashkësia Islame e Kumanovës. Përmes një njoftimi për media, Muftinia e Bashkësisë Fetare Islame në Kumanovë, ka apeluar për ruajtën e gjakftohtësisë nga ana e qytetarëve.

“Muftinia e Bashkësisë Fetare Islame në Kumanovë me shqetësim të madh që nga orët e hershme të mëngjesi po e ndjek aksionin policorë që po zhvillohet në Lagjen e Trimave në Kumanovë e banuar me shumicë shqiptare.

Muftinia e Bashkësisë Fetare Islame në Kumanovë apelon te gjithë popullata shqiptare e në veçanti popullata e lagjes së trimave që ta ruaj gjakftohtësinë e tyre dhe mos të bien preh e provokimeve. Gjithashtu apelojmë te organet shtetërore, te ndërkombëtarët, partitë politike shqiptare dhe te të gjithë ata që kanë mundësi që të kontribuojnë në tejkalimin e kësaj situate që ta japin kontributin e tyre, ngase në mesin e banorëve ka pleq,gra,fëmijë dhe të sëmurë të cilëve ju nevojitet ndihmë urgjente.”, thuhet në apelin e Muftinisë, transmeton zhurnal.mk