Kryetari i Junikut thotë se kanë qenë krejtësisht të anashkaluar nga Qeveria Mustafa

Kryetari i Junikut, Agron Kuçi në një intervistë për lajmi.net ka folur rreth projekteve që janë realizuar dhe ngecjet në këtë komunë.

Lajme

16/06/2019 21:16

Kuçi ka thënë se Komuna e Junikut ka qenë krejtësisht e anashkaluar nga Qeveria Mustafa, mirëpo siç tha ai, me ardhjen Haradinaj në krye të Qeverisëjanë vërejtur përmirësime të ndarjes së buxhetit për të gjitha komunat si dhe atë të Junikut.

Ai ka theksuar kanë realizuar shumicën e projekteve dhe deri në fund  të mandatit do të realizojnë jo vetëm premtime e bëra por edhe më shumë.

Kreu i Junikut po ashtu ka njoftuar se ka ndërprerë bashkëpunimin me GAP-in, siç thotë ai, për shkak të  botimit të raporteve tejet të një anshme dhe subjektive.

Pas marrjes se mandatit, ai ka thënë se kanë investuar shuma të konsiderueshme në rrjetin energjetik të Komunës së Junikut, me çka, siç tha ai, kanë  arrit që tërë rrjetin primar sipas standardeve me shtylla të betonit me kabllo.

Duke folur për përfundimin e  rrugës nacionale, Junik – Gjeravicë, Kuçi ka thënë se kostoja për realizimin e këtij projekti është shumë e lartë dhe i tejkalon mundësitë buxhetore të Komunës së Junikut, por, siç tha ai, ata nuk do te ndalemi deri sa ta realizojnë në tërësi këtë projekt.

Këtë vit në bashkëpunim me Ministrinë e Infrastrukturës pritet të asfaltohet segmenti Junik – Jasiq- Gjocaj ka njoftuar ai.

Ai po ashtu ka thënë se kanë bërë kërkesë në Qeverinë e Kosovës për realizimin ndërtimin e digës së ujit dhe meqenëse furnizimi me ujë të pijes është problem nacional, ai thotë se presin që do të përkrahet realizimi i këtij projekti.

Intervista e plotë:

Lajmi.net: Sipas raporti të Institutit GAP, deri në fund të viti 2018 keni realizuar vetëm 4 projekte nga 22 sa i keni premtuar gjatë fushatës elektorale. Çfarë ka ndodhur me projektet e parealizuar, ku keni hasur në vështirësi?

Kuçi: Vlen të ceket se falë punës, angazhimit dhe përkushtimi të Kryetarit të Komunës, drejtorëve dhe gjithë stafit punues, Komuna e Junikut  për të tretën herë me radhë fiton çmimin e parë për performancë komunale më të mirë, në nivel Kosove, çmim (vlerësim) ky i dhënë nga Ministria e Administratës së Pushtetit Lokal ( MAPL ) dhe DEMOS. E gjithë kjo tregon se ne kemi realizuar shumë punë ( projekte ) dhe deri në fund të mandatit mendoj se do të realizojmë jo vetëm premtime e bëra por edhe më shumë. Ndër të tjera për informimin tuaj dhe të opinionit, Komuna e Junikut tash e pesë vite ka ndërprerë me GAP – in çdo bashkëpunim, për shkak të botimit të raporteve tejet të një anshme dhe subjektive për ne.

Lajmi.net: Komuna e Junikut nuk ka ende një çerdhe publike, pse nuk është përfunduar ky projekt?

Kuçi: Aktualisht çerdhja funksionon nëankesin e Shkollës Fillore “Edmond Hoxha”. Megjithatë, ne kemi hartuar projektin dhe ndarë lokacionin për ndërtimin e çerdhes. Njëherit kemi bërë kërkesë edhe në Qeverinë e Kosovës për financimin e këtij projekti. Jemi të sigurteqë këtë projekt do ta realizojmë.

Lajmi.net: Komuna juaj ende ka një rrjet të energjisë elektrike të vjetër, çfarë keni bërë për ta zgjedhur këtë çështje?

Kuçi: Me marrjen e mandatit për qeverisje nga ana ime, kemi investuar shuma të konsiderueshme në rrjetin energjetik të Komunës së Junikut, me çka kemi arrit që tërë rrjetin primar ta kemi sipas standardeve me shtylla të betonit me kabllo. Kjo ka ndodh përderisa rrjeti energjetik nuk është privatizuar. Pas privatizimit ne jemi angazhuar dhe kemi bërë kërkesa të vazhdueshme në KEDS dhe institucione të tjera si Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik ( MZHE ) për investime në rrjetin energjetik në Komunën e Junikut.

Është realizuar projekti për furnizimin kryesor  me energji duke u ndarë nga fshatrat e rajonit tëVokshit, me çka deri diku është përmirësuar furnizimi me energji elektrike. Mirëpo, ne nuk jemi ndal dhe nuk do te ndalemi derisa nuk ndërtohet trafo kryesore 110/10 Kvpër furnizimin kryesor për Komunën e Junikut. Kemi formuar grupet punues në bashkëpunim me ministrinë përkatëse dhe KDES-in dhe presim qe nënjë periudhë optimale ky projekt të realizohet.

Lajmi.net: Qeveria udhëhiqet nga kreu i partisë suaj Ramush Haradinaj. A ka ndikuar kjo që komuna juaj të përkrahet më shumë me projekte, pra, sa keni pasur mbështetje deri tani?

Kuçi: Komuna e Junikut ka qenë krejtësisht e anashkaluar nga Qeveria Mustafa. Mirëpo me ardhjen e z. Ramush Haradinaj në krye të Qeverisëjanë vërejtur përmirësime të ndarjes së buxhetit për të gjitha komunat dhe normalisht edhe për komunën tonë. Këtë më së miri mund ta vërtetojnë edhe kryetarët e tjerë të Komunave tëKosovës.

Lajmi.net: Bjeshkët e Junikut, të cilat janë të njohura për bukuritë natyrore dhe janëtë shpallura park nacional, po dëmtohen dita ditës nga prerësit ilegal.Pse nuk e keni parandaluar deri më tani këtë dukuri, çfarë planifikoni të bëni në këtë aspekt?

Kuçi: Pyjet e Komunës së Junikut janë në gjendje shumë më të mirë se pyjet e rajonit dhe kjo jo vetëm fal punës dhe përkushtimit te ekzekutivit tëKomunës se Junikut por edhe vetëdijes se lartë të banorëve të Komunës së Junikut për të ruajtur këtë pasuri.

Lajmi.net: Kur pritet të përfundohet rruga nacionale, Junik – Gjeravicë?

Kuçi: Projekti nacional asfaltimi i rrugës Junik – Gjeravic- Qafa Bogiqes (Mali i Zi – korridor nacional dhe ndërshtetëror ), ështënjë projekt me rëndësipër zhvillimin ekonomik jo vetëm të rajonit por edhe të mbarëKosovës dhe territoreve të Malit të Zi të banuara me shqiptarë. Ne me të marrë pushtetin kemi realizuar projektin detal për ndërtimin e këtij korridori nacional dhe ndërshtetëror. Falë ndihmës se FSK – së, ne në vitin 2010 kemi filluar realizimin e këtij projekti. Kostojapër realizimin e këtij projektiështë shumë e lartë dhe i tejkalon mundësitë buxhetore të Komunës së Junikut, por ne në faza nuk do te ndalemi deri sa ta realizojmë në tërësi këtë projekt. Këtë vit në bashkëpunim me Ministrinë e Infrastrukturës pritet të asfaltohet segmenti Junik – Jasiq- Gjocaj.

Lajmi.net: Keni premtuar punësimin e studentëve të diplomuar të Junikut me kontratë një vjeçare. Sa studentë deri më tani i keni punësuar?

Kuçi: Kemi bërë disa herë kërkesa nëMinistritë përgjegjëse por asnjëherë nuk na është lejuar rritja e numrit te vendpunimeve qoftë edhe për periudhë te përkohshme, me arsyetimin se numri i shërbyesve civil ne Republikën e Kosovësështë shumë i madh. Në mungesë të kësaj, ne ju kemi mundësuar studentëve mbajtjen e praktikës pa asnjë kushtëzim. Këtë vit me qenë se janë rritur subvencionet tona, kemi ndarë bursa për studente.

Lajmi.net: Kur pritet të përfundoj projekti për ndërtimin e shtratit të lumit Erenik bashkë me parqe përreth?

Kuçi: Ne kornizën afatmesme buxhetore kemi planifikuar projektin ndërtimi i shtratit të Lumit Erenik dhe hapësirave përreth, i cili do te ekzekutohet në vitin 2019/2020. Ne nuk do te ndalemi me këtë por shtratin e Lumit Erenik do ta rregullojmë edhe jashtë zonës urbane nëpër faza, me qëllimin e vetëm për ruajtjen e ambientit dhe rëndësinë e veçantë qe ka Lumi Erenik.

Lajmi.net: Një problem tjetër më të cilën përballën qytetarët e Junikut është edhe rrjeti i kanalizimit, pse i keni lënë pa rrjet kanalizimi deri tani?

Kuçi: Si duket nuk jeni te informuar përkëtë çështje. Komuna e Junikut e ka te shtrirë rrjetin e kanalizimit në tërë territorin e saj. Këtë vit pritet edhe lëshimi në punë i impiantitpër trajtimin e ujërave të zeza, impiant ky të cilin nuk e kanë edhe qytetet shumë më të zhvilluara.

Lajmi.net: Ku e keni përqendruar Zonën Ekonomike?

Kuçi: ZonënEkonomike sipas Planit Zhvillimor Komunal e kemi të përqendruar ne dalje te qytetit në drejtimin Junik -Rastovicë.

Lajmi.net: Keni përmendur ndërtimin e digës së ujit, kur pritet të ndërtohet dhe sa do të merr kohë epilogu i gjithë projektit?

Lajmi.net: Projektipër ndërtimin e ujëmbledhësve në Komunën e Junikut zgjedh problemin e furnizimit me ujë te pijes për 50 mijë banorë tëKomunës së Junikut dhe fshatrave për rreth. Ne kemi realizuar projektin. Kosto e financimit për realizimin e këtij projekti kalon mundësitë buxhetore të Komunës së Junikut. Ne kemi bërë kërkesë në Qeverinë e Kosovës për realizimin e këtij projekti dhe meqenëse furnizimi me ujë të pijes është problem nacional, ne presim qe do tëpërkrahet realizimi i këtij projekti.