Kryetari i Graçanicës zgjidhet pa balotazh, fiton kandidati i Listës Serbe
Valdeta Kostiq është zgjedhur kryetar i ri i komunës së Graçanicës, sot në zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të kësaj komune.

Lajme
Nenad Rasiq nga Progresivna Demokratska Stranka ka marrë 31.52% të votave, Shaip Berisha nga Lidhja Demokratike e Kosovës 1.70% të votave, Dragisha Miriq nga Nova Partija Kosova 1.83% të votave, ndërsa Vladeta Kostiq, i Liestës Serbe ka fituar 64.95% votave.
Ky është rezultati preliminar nga koalicioni i OJQ-ve “Demokracia në Veprim”.
Rezultatet e tyre thonë se kryetar është zgjedhur Vladeta Kostiq që do të thotë se kjo komunë nuk ka nevojë që të shkojë në balotazh.
Sipas DNV-së, të gjitha vendvotimit janë mbyllur me kohë dhe kanë përfunduar procesin e numërimit. (lajmi.net)